Voltana Ademi: “Nuk e lëshojmë bashkinë, deri sa në Shkodër të ketë zgjedhje të vërteta”

19/08/2019 13:22

Në Shkodrën bastion të demokratëve, këshilli i ri bashkiak u betua pa një kryebashkiak të ri.

Por  kryeqendra e veriut do të vijojë të prodhojë debat dhe përplasje politike deri  sa t’i jepet zgjidhje pyetjes: Kush do të qeverisë Bashkinë e Shkodrës? Demokratja,  e cila drejtoi për 4 vite Shkodrën është e bindur se titulli i kryebashkiakes  do jetë i saj deri në zgjedhje te reja.

Voltana  Ademi i siguroi shkodranët  se zgjedhjet  lokale do të riëehen edhe në kryeqendrën e veriut si në të gjithë Shqipërinë, duke paralajmëruar vijim të betejës së opozitarëve.

Demokratja ftoi qytetarët të vijojnë qëndresën brenda Bashkisë së Shkodrës, bashkë me të, edhe pse hapësira nuk mund t’i zinte të gjithë.

 

 

 

Top Channel