“Octoberfest” në Kinë/ Qyteti me të shkuar bavareze

18/08/2019 14:01

Mund të ketë kaluar më shumë se një shekull që kur gjermanët u larguan nga Qingdao, por qyteti port në kinë, vazhdon të nderojë të shkuarën e tij bavareze, me një oktoberfest gjigand, të përvitshëm, që mbahet në periudhën korrik-gusht.

Festivali i birrës është më i madhi në Azi dhe tërhoqi më shumë se 6 milionë vizitorë, vitin e shkuar.

Në një ambjent në stil bavarez, me tavolina dhe karrige druri, kamarierët nxitojnë të shpërndajnë krikot një litërshe për vizitorët e etur.

“Është shumë e gjallë. Ne jemi këtu të gjithë së bashku dhe atmosfera është e ndezur”, thotë një i pranishëm.

Por ndërsa birra është me bollëk, ato që mungojnë janë salçiçet në zgarë, që nuk mungojnë në octoberfest-in e Mynihut.

Në vend të tyre, ka ushqime lokale. Resorti buzë detit është vendi i Tsingtaos, një prej birrave më popullore në kinë dhe më e eksportuara në të gjithë botën.

Fabrika e birrës ishte ngritur kur Qingdao ishte nën sundimin kolonial gjerman, mes viteve 1898 dhe 1914. Qyteti vazhdon edhe sot e kësaj dite të krenohet me trashëgiminë e tij gjermane.

Top Channel