Vettingu nuk preku akademikët/ Monitorimi i paktit për Universitetin: Kërkesat janë plotësuar pjesërisht

22/07/2019 19:46

Vettingu nuk ka prekur ende akademikët, pavarësisht se qeveria parashikoi që në qershor do të fillonte rishikimi i titujve shkencorë dhe plagjiaturave në universitete.

“Deri më tani në 6 muaj janë kontrolluar zero tituj dhe nuk pritet të ndodh pasi në komunikimin zyrtar që kemi patur me Ministrinë e Arsimit deri në prill ishin mbledhur 12 tituj shkencorë nga mijëra tituj që janë në universitete”, është shprehur Rigels Xhemollari.

Kjo nuk është vetëm 1 nga 8 kërkesat e paplotësuara të studentëve, sipas monitorimit mbi Paktin e Universitetit të realizuar nga Qëndresa Qytetare, nga dhjetori kur nisi protesta deri në muajin e kaluar. Zëri i studentëve nuk është dëgjuar as gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të bordit të administrimit në universitete.

Ku një shkelje e rëndë ka ndodhur në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, pasi shumica e studentëve kanë votuar për kandidaten Kostanca Doku, por që Ministria ka shpallur fitues, Artur Balli-n, një kandidat me më pak vota.

“Paratë e universiteteve kontrollohen nga bordet e administrimit dhe një kërkesë e studentëve ishte dhe përfaqësimi i tyre aty. Zgjedhjet në borde përveçse patën mungesë transparence dhe tejkaluan afatet e tyre, rezultati ishte I tillë që anëtarët e rinj të bordeve nuk janë figura publike vetëm 13 prej tyre janë figura publike ndërsa 22 të tjerë janë personazhe që nuk njihen nga publiku dhe nuk kanë dhënë ndonjë kontribut”, ka shtuar Xhemollari.

Ndërsa vihet re diferencim në trajtimin e të rinjve që studiojnë në kryeqytet me ata në universitete lokale.

Premtimet janë mbajtur vetëm për studentët e Tiranës, që ka dhe numrin më të madh por që nuk ka ndodhur për ata të rretheve.

Top Channel