Udhëtimet me korçera po njohin një bum këto kohët e fundit dhe pjesërisht, kjo i detyrohet turmave të turistëve kinezë. Jo të gjithë gëzohen megjithatë nga kjo situatë grupet ambientaliste kanë dalë me paralajmërimet se anijet e reja turistike mund të dëmtojnë mjedisin.

Nuk është më koha kur kroçerat njehësoheshin me pensionistët që shijonin një palë pushime duke lëvizur nga një vend në tjetrin, me orët e gjatë shtrirë në shezlonget e vendosur në kuvertë apo duke marrë pjesë në darka të shoqëruara me vallëzime.

Anijet e ditëve tona ngjasojnë me qytete të së ardhmes, të afta të transportojnë mijëra pasagjerë, me robotët që shërbejnë pije në bar dhe udhëtarët që shijojnë zbavitje hi-tech. Shumë prej këtyre mjeteve të reja mjaft të sofistikuara synojnë pikërisht tregun në rritje të Kinës dhe zgjedhin qytetet e gjigandit aziatik si portet e veta bazë.

“Kroçerat janë shumë popullore sot në Kinë për të rriturit, familjet apo të porsamartuar që shkojnë në muaj mjalti”, thotë pasagjerja Sylvia Bau.

Dhe njerëzit, janë gjithmonë e më të kënaqur.

“Anijet turistike po bëhen më të mëdha dhe kanë më shumë gjëra brenda, të jetosh në një anije të tillë është të jetosh si normalisht. Mund të kalosh ditë të tëra pa u mërzitur aspak”, thotë pasagjerja Sylvia Bau.

Por ndërkohë ka shqetësime mbi nivelin e emetimeve të dioksidit të sulfurit që shkakton probleme të frymëmarrjes dhe sëmundje të mushkërive, ndërsa mund të ndikojë edhe në jetën nënujore. Megjithatë po bëhen përpjekje për të reduktuar lëshimin e gazeve të dëmshëm, ndaj nga viti i ardhshëm do të vendosen standarde të reja për këtë industri.

Top Channel