Serena Williams vuajti jo pak në përballjen me Alison Riske, megjithatë arriti të kalojë në gjysmëfinale të turneut të Wimbledonit diçka që e bën për herë të 12 në karrierë.

Tenistja amerikane iu imponua bashkëkombëses së saj në çerekfinale, duke e mundur me rezultatin 2-1. Serena fitoi setin e parë 6-4, por Riske iu përgjigj duke fituar të dytin 6-4. Në setin final, Williams u shfaq më mirë se rivalja e saj dhe e fitoi këtë fraksion 6-3 e krejt sfidën 2-1

Kundërshtarja e Serena Williams në gjysmëfinale do të jetë Barbora Strycova që në mënyrë surprizë eliminoi britaniken Johana Konta duke e mundur 2-0. Seti i parë ishte i rivalizuar me Strycovan që e fitoi atë me Tiebreak 7-6, ndërkohë që i dyti nuk kishte histori më tenisten ceke që dominoi atë duke e fituar 6-1

E njëjta histori u pa edhe në përballjen mes Simona Halep e Shuai Zhang me rumunen që preu biletën për në gjysmëfinale pasi e mundi kundërshtaren e saj 2-0 me sete 7-6 dhe 6-1, duke u kthyer në këtë fazë të Wimbledonit për herë të parë që nga viti 2014.

Pengesa e fundit e Halep drejt finales do të jetë Elina Svitolina që arriti të eliminojë Karolina Muchova  me rezultatin 2-0 me sete 7-5 dhe 6-4. Në këtë ndeshje, Muchova ndjeu lodhjen e sfidës me Karolina Pliskova që zgjati 3 ore dhe nga kjo përfitoi Svitolina që tani është mes 4 më të mirave të Wimbledonit

Top Channel