Eliminimi në 1/8 e finaleve të Kupës së Afrikës nga skuadra e Afrikës së Jugut shkaktoi një tërmet të madh te skuadra përfaqësuese egjiptiane.

Presidenti i Federatës së Futbollit të vendit organizator të kompeticionit më të rëndësishëm, Hani Abou Rida shkarkoi menjëherë trajnerin e kombëtares së Egjiptit, Javier Aguirrre si dhe ndihmësit.

Pak kohë më vonë pasi kreu shkarkimin e Aguirres, edhe vetë Hani Abou Rida dha dorëheqjen nga posti i tij në krye të qeverisë së futbollit egjiptian.

Top Channel