Në pyllin OMO në jugperëndim të Nigerisë, rojtarët po mbikëqyrin një nga rezervat e fundit natyrore të zonës. Patrulla ka si detyrë mbrojtjen e specieve që rrallë shihen, atë të elefantit të pyllit, një i afërm i ndrojtur i kushëririt më të madh të tij në rajonet e Savanës afrikane.

“Aktiviteti njerëzor, është një sfidë e madhe. Elefantët tremben nga njerëzit dhe largohen, ndaj është e vështirë për ne që t’i gjurmojmë”, tha një prej ekspertëve.

Këto pamje arkivë flasin për praninë e elefantëve në këtë pyll. Mendohet se 100 elefantë jetojnë këtu. Sidoqoftë, mbijetesa e tyre është në rrezik, kjo edhe për shkak të shpyllëzimit.

Pjesa më e madhe e pyllit është një sajt i mbrojtur nga UNESCO për biodiversitetin. Por jo e gjitha. Për të përballur popullatën në rritje të Nigerisë, pjesë të pyllit mbeten të hapura për aktivitete të ligjshme komerciale. Disa njerëz varen nga aksesi në pyll. Ndaj për rojtarët, ky është një mision i vështirë; mbrojtja e kafshëve ndërkohë që njerëzit duhet të sigurojnë jetesën në pyll. Është një sfidë e madhe por mbijetesa e elefantëve të fundit nigerian të pyllit, varet nga suksesi i tyre.

 

Top Channel