Shqiptarët s’bëjnë dot pushime. 81% e të anketuarve nuk ikin dot 1 javë larg shtëpisë

04/07/2019 19:58

Para disa kohësh u bë virale, në rrjetet sociale, video e nënës që lahet tek shesh.

Videon e pasuan komente të shumta. Kishte nga ata që thoshin se në pamundësi, për pushime apo për t’u freskuar njerëzit shfrytëzojnë gjithë hapësirat e mundshme.

Komisioni Europian në bazë të një anketimi të fundit, mbi cilësinë gjeti, që 81% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime, për një javë larg shtëpisë.

“Unë kam 12 vjet që nuk bëj pushime, për vete e fëmijët. Unë një ditë i çova në Durrës. Shkuam me tren dhe bukë me vete dhe nuk morën shezlon. Kemi paga dhe pensione të ulëta. Dy veta nga 50 euro nata, shkon 500 euro vetëm hoteli, që kanë dhe kushte skandaloze, nuk flasim për ngrënien. Mua me vete 30 mijë lekë dita. Se jam vet i katërt.”, shprehen disa qytetarë.

Por përkundër shqiptarëve, turistët që vijnë tek ne, thonë se Shqipëria është parajsë.

Gazetarja jonë ka ndaluar dhe ka pyetur disa qytetarë.

Nga vini?

Nga Turqia. Këtu është mrekulli. Na pëlqen shumë, gjithë kjo hapësirë.

Do të vini prapë?

Po, sigurisht.

Është hera e parë këtu?

Po, hera e parë. Kam vizituar shumë vende këtu, Durrësin, Sarandën.

Shqipëria ka njerëzit më të mirë në botë.

Top Channel