I shoqëruar dhe nga pjesëtarë të familjes, deputeti socialist dhe një nga figurat më të rëndësishme të kësaj force i është drejtuar qendrës së votimit për të votuar.

Përmes një postimi në twitter, deputeti Xhafaj thekson se 30 qershori një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore, ndërsa falënderon ndërkombëtarët për mbështetjen dhe inkurajimin për të ecur në këtë rrugë.

“Sapo votova me familjen time! I bindur se kjo është rruga e duhur – zbatimi i ligjit! Sot një ditë e rëndësishme për standardet demokratike, për Shtetin e së drejtës, për kushtetutshmërinë! ??

#30qershori një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore! Një ditë reflektimi për të gjithë! Faleminderit partnerëve ndërkombëtar për mbështetjen dhe inkurajimin për të ecur në këtë rrugë”, shkruan ai.

Xhafaj shpreh keqardhjen për bojkotin e opozitës e cila i hoqi përkrahësve të saj shansin për të votuar. “I keqardhur për ata që bojkotuan, që ju humbën përkrahësve të tyre shansin për të ushtruar lirisht të drejtat kushtetuese të votimit dhe përfaqësimit në qeverisjen vendore! Një dëm i madh vendit dhe imazhit të tij! Momenti i duhur për reflektim dhe ndryshim rruge e lidershpi!

JO destabilizimit, PO Kushtetutshmërisë! JO dhunës, PO Demokracisë! #unevotoj”, thekson Xhafaj.

Top Channel