Burrat më shumë në internet/ Statistikat, lënë pas gratë me 10% në përdorimin e celularit

26/06/2019 12:46

Diferencat gjinore vihen re së fundmi edhe në përdorimin e telefonit dhe internetit, ku sipas të dhënave të Institutit të Statistikave rezulton se burrat kryesojnë në përdorimin e teknologjisë.

“Unë e përdor më shumë telefonin, unë plaku. –Po gruaja? Jo ajo s’di hiç”, thotë një qytetar.

Për kategorinë e 15-59 vjeçarëve, të dhënat e 2018,tregojnë se burrat e përdorin 10% më shumë internetin, krahasuar me gratë,rreth 65%.

Në përdorimin e telefonit diferenca mes burrave dhe grave është 5%, ku përqindje më të lartë kanë burrat me rreth 94%. Ndërsa të dhënat për qëndrimin në internet nga kryefamiljarët janë të njëjta me 12%.

Top Channel