Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se suksesi më i madh ishte kthimi i Tiranës në një model të zhvillimit jo vetëm në vend por dhe në botë, ndërkohë që tha se nuk duhet të kishte humbur kohë në projekte të tilla si teatrin ku u bllokua nga Presidenti dhe institucione të tjera.

Veliaj u shpreh i bindur për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Veliaj u shpreh se teatri aktual është një gërmadhë që do rrëzohet për të ndërtuar një teatër spektakolar.

Top Channel