Është mbyllur mitingu i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës. Policia ka mbajtur për disa minuta, pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, kordonin që ndante protestuesit me mbështetësit e Qeverisë.

  Tension në Shkodër, protestuesit tentojnë rrëmbimin e ambulancës për të goditur policinë

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ndoqi nga afër tërheqjen e policisë, moment që u shoqërua me përplasje të herë pas hershme me protestuesit. Efektivët shoqëruan edhe një prej kolegëve që ishte lënduar gjatë përplasjes.

Aktualisht situata paraqitet e qetë në Shkodër.

  Video/ Minuta e paqes në Shkodër

Top Channel