Mbështetësit e PD dhe LSI vazhdojnë me bllokimin e rrugëve dhe organizmin e protestave kudo që kryeministri Edi Rama shkon.

Kësaj radhe mbështetës të partive opozitare janë mbledhur në Grabovicë,në aksin Korçë-Pogradec. Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu dhe Ervin Salianji.

Top Channel mëson se protestuesit po presin kalimin e kryeministrit Rama,i cili ka planifikuar një takim elektoral në orën 18:00 në Pogradec.

Gjithashtu mësohet se protestuesit kishin edhe domate me vete, por ua hoqi policia.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel