Wake Up/ Policia e Shtetit për herë të parë me një ekip volejbolli për femra

14/06/2019 13:54

Ato janë gjithmonë në ruajtje të rendit sepse ky është misioni i tyre. Por për herë të parë do i shohim edhe si sportiste.

E kemi fjalën për vajzat e policisë së shtetit , të cilat krahas uniformave që veshin çdo ditë në punë , tani vijnë ndryshe. Për herë të parë kishim në “Wake Up”, ekipin e volejbollit që e kanë pagëzuar, “Volley Police”, një ekip prej 18 femrash nga të gjithë departamentet e policisë së shtetit.

Ato nuk luajnë për të fituar kupa, apo për të qenë kampione. Kjo është një skuadër që ka vetëm një qëllim, të afrohet sa më shumë me komunitetit, të jetë sa më pranë tij në një formë ndryshe, nëpërmjet argëtimit, që në këtë rast është sporti, por edhe bashkëbisedimit për tema të caktuara.

Komandante, Majlinda Brahja e cila është dhe inisiatore e këtij ekipi, si dhe një nga trajnerët më të njohur të volejbollit shqiptar, ish-trajneri legjendar i ” Dinamos”, prof. Shaban Uka janë dy njerëzit, që po sjellin këtë model të ri në policinë shqiptare.

Top Channel