Çfarë ka ndodhur me personazhet pas shfaqjes në “Dua të të bëj të lumtur”? Rrëfehen protagonistët

25/05/2019 23:25

Programi “Dua të të bëj të lumtur” sic ishte lajmëruar disa ditë më parë nga vetë moderatorja Arbana Osmani dhe nga promoja që është shfaqur këto ditë në rrjetet sociale, uli këtë mbrëmje siparin e sezonit të tretë.

Rrugëtimit të gjatë dhe të suksesshëm prej 21 javësh plot emocione dhe histori që na mbajtën të “gozhduar” përpara ekraneve tona i erdhi fundi.
Ndryshe nga herët e tjera në puntatën finale ishin të ftuar personazhet e historive më të spikatura që ngjallën diskutime dhe që na dhuruan shumë emocione duke na njohur me një Shqipëri që pak herë shfaqet në televizion.

Në këtë puntatë personazhet nuk kishin ardhur për të surprizuar të afërmit ose njerëzit e tyre të dashur, por për të ndarë me ne emocionet si edhe përjetimet që kanë pasur pas transmetimit të historive.

Personazhet rrëfyen se falë programit jeta e tyre kishte marrë një rrjedhë tjetër. Pas bërjes publike së historive ata kishin pasur një mbështetje të madhe morale, por edhe ekonomike nga njerëz të ndryshëm. Nuk duhet harruar që edhe vetë programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me fondacionin “Golden Eagle”, falë nismës së tyre u kanë ardhur në ndihmë shumë prej familjeve në nevojë.

Secili prej personazheve ishin të shoqëruar nga gazetarët e programit që kishin trajtuar historitë e tyre duke na treguar prapaskenat kur ishin njohur me ta. Edhe këtë vit “Dua të të bëj të lumur” theu rekordet e shikueshmërisë duke u bërë një nga programet më të ndjekur në ekranet shqiptare dhe më të klikuarin në rrjetet sociale. Një ndër momentet kur emisioni kaloi çdo pritshmëri ishte takimi i djalit për herë të parë me nënën e tij pas 41 vitesh live në studio.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel