Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Fier.

Tre të rinj të moshës 14-15 vjeç kanë qenë duke udhëtuar në aksin rrugor Fier-Kraps kur makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga duke rrëshqitur anës saj dhe ka përfunduar poshtë në një lartësi prej 10 metrash.

Të rinjtë janë çuar në Spitalin e Fierit. Sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre e ka marrë mjetin tip Renault Clio pa dijeninë e të atit.

Top Channel