Ylli  i YouTube dhe guruja i bukurisë James Charles ka humbur më shumë se dy milionë ndjekës, duke përfshirë  Kylie Jenner dhe Kim Kardashian. Kjo rënie drastike ndodhi pas grindjes së hidhur që ai pati me artisten e make-upit  Tati Westbrook, e cila u bë publike dy ditë më parë.

19-vjeçari, i cili është në turne në Australi, ka parë karrierën e tij duke u fundosur, që nga momenti kur ish-mentorja e tij e kritikoi në një video 43-minutëshe mbi vendimin e James për të promovuar një konkurrent të kompanisë së Tati Westbrook.  Tati tha se donte t’i jepte fund miqësisë së tyre dhe bashkëpunimit që kishte pasur prej kohësh.

James kishte mbi 16 milionë ndjekës në YouTube para se grindja të bëhej publike – por tani ka vetëm 14 milionë dhe numri po bie në mënyrë të vazhdueshme.

Ai ka parë se një numër personash të famshëm janë larguar nga faqja e YouTube, përfshi këtu  Jenner, Kardashian, Demi Lovato, Miley Cyrus dhe Katy Perry.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel