Një adoleshent u vra dhe tetë persona u plagosën pasi dy nxënës hapën zjarr brenda një shkolle në Kolorado të SHBA-ve. Kjo është hera e 15-të për vitin 2019 që në shkollat amerikane hapet zjarr dhe ka humbje jete, sipas CNN.

Policia e zonës tha se dy të dyshuarit kishin hyrë thellë në shkollë dhe ishin angazhuar me armë në dy pozicione të ndryshme, duke qëlluar dy klasa me nxënës.

Një 18-vjeçar u shpall i vrarë në vend, dhe tetë të tjerë u plagosën. Ai ishte përpjekur ta ndalonte agresorin.

Një nga sulmuesit ishte ndaluar dhe çarmatosur nga një tjetër nxënës.

Të dy agresorët ishin studentë të shkollës. Motivi mbetet ende i paqartë.

FOTO GALERI
1/10
Njëri nga agresorët e identifikuar, student i shkollës

Top Channel