NBA, Spurs e çojnë në ndeshjen e 7 serinë me Nuggets (Video)

26/04/2019 10:55

Do të vendoset në përballjen e shtatë skuadra që do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit në çiftin San Antonio Spurs-Denver Nuggets.

San Antonio triumfoi 120-103 ndaj Denver dhe tashmë rezultati i serisë është 3-3.

LaMarcus Aldridge (26 pikë) dhe DeMar DeRozan (25 pikë) i dhanë fitoren skuadrës së Gregg Popovich.

Në takimin e fundit dhe atë final, që do të zhvillohet në “Pepsi Center”, Denver Nuggets do të ketë në avantazh faktorin fushë.

Top Channel