Kuvendi i Shqipërisë po synon të vërë në lëvizje Komisionin për Reformën Zgjedhore. Komisioni i ri përbëhet nga 10 anëtarë nga 18 që kishte i mëparshmi. 5 prej anëtarëve janë nga mazhoranca dhe 5 nga opozita parlamentare mes tyre është edhe deputeti Myslym Murizi. Ky i fundit ka qenë i ftuar këtë të enjte në Top Talk.

Gjatë emisionit ai theksoi se politika shqiptare ka nevojë për një ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Në pikën 3 të ngritjes së këtij Komisioni është vënë si objekt fillimi i diskutimit publik gjithëpërfshirës me synimin ndryshimin e sistemit zgjedhor, përfshirë edhe ndryshimet Kushtetuese.

Të marrim një model nga vendet, e BE, por jo modelin që ka Spanja. Na u servir si modeli që do të zgjidhte me shkop magjik qasjen në atë sallë atë elitës të shoqërisë shqiptare. Por pamë që na u nevojit një ligj për dekriminalizimin e asaj salle. Personalisht jam për një sistem të pastër mazhoritar”, u shpreh Murrizi.

Por teksa ndryshimet që do të ndodhin në Kodin Zgjedhor priten të jenë shumta, Murrizi u ndal në një pikë, atë që penalizon kandidimin e qytetarëve si të pavarur.

“Artifica të qëllimshme, për të ndaluar kandidimin e qytetarëve. Pas 2008-s u vendos që të kandidoje duhet të merrje 1% të firmave të votuesve të qarkut, e këto para noterit. Në pamje të parë dukej sikur frenoje paratë e pista, apo oligarkët për të ardhur në Kuvend. Por e vërteta është se që në nisje të garës, një intelektual duhet të merrte në Fier 4 mijë firma me akt noterial, e për këtë do t’i duheshin 50 milionë lekë vetëm për të shkuar para noterit që ata të firmosnin” u shpreh Murrizi.

Më tek ai thekson se nevojitet një sistem me lista të hapura, kjo që siç thotë Murrizi: Të shfryhet pashallëku i kryetarëve të partive që janë kthyer në pronarë të partive dhe të qeverive kur vijnë në qeveri”.

Top Channel