Toure nuk ka ndërmend të tërhiqet, e ardhmja në SHBA ose Azi

23/04/2019 04:43

Ish mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe se shikon SHBA-të dhe Azinë, si vendet ku mund të vijojë karrierën.

Pas një aventure jo fort të suksesshme me Olympiacosin në Greqi, mesfushori nga Bregu i Fildishtë është tashmë një lojtar i lirë dhe po pret për një tjetër ofertë për të vijuar karrierën.

“Nuk është akoma momenti për t’u tërhequr. Besoj se mund të luaj akoma për 2-3 sezone të tjera, ndoshta në SHBA apo Azi. Po marr kohë pr të menduar zgjidhjen më të mirë për të ardhmen time”, tha futbollisti në një intervistë për Canale +.

Top Channel