Në shërbimin e të Premtes së Mirë, në ditën që të krishterët kujtojnë vdekjen e Jezusit nëpërmjet kryqëzimit, Papa Francesku dëgjoi se si një predikues foli për shpërndarjen e pabarazisë në të gjithë botën.

Gjatë shërbimit të “Passion of the Lord” në Bazilikën e Shën Pjetrit, këngët në latinisht treguan orët e fundit të jetës së Jezusit, nga arrestimi deri në varrimin e tij.

Shërbimi është një nga të paktët gjatë vitit kur Papa nuk jep një predikim, duke e lënë atë tek At Raniero Cantalamessa, titulli i të cilit është predikuesi i familjes papale.

Françesku dëgjoi si Cantalamessa e përshkroi Jezusin si “prototip dhe përfaqësues të të gjithë të refuzuarve, të shpartalluarve dhe të hedhurve të tokës, atyre nga të cilët i kthejmë anash fytyrat tona, që të mos i shohim”.

“Disa njerëz të privilegjuar posedojnë më shumë mallra sesa mund të konsumojnë, ndërsa për shekuj të tërë kanë jetuar masa të panumërta të njerëzve të varfër, pa pasur një copë bukë ose një gllënjkë uji për t’u dhënë fëmijëve të tyre”, tha Canatalamessa.

“Asnjë fe nuk mund të mbetet indiferente ndaj kësaj, sepse Perëndia i të gjitha feve nuk është indiferent ndaj gjithë kësaj”, tha ai.
Të premten mbrëma, Papa, duke shënuar sezonin e tij të shtatë të Pashkëve si udhëheqës katolik romak, udhëhoqi një proces të Via Crucis (Rruga e Kryqit) rreth Colosseumit të lashtë të Romës.

Udhëheqësi 82-vjeçar i 1,3 miliardë katolikëve të botës udhëheq një shërbim të vigjiljes së Pashkëve të shtunën në mbrëmje dhe në të dielën e Pashkës lexon mesazhin tradicional “Urbi et Orbi” (Për Qytetin dhe Botën).

Top Channel