Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Shkodër-Lezhë, me pasojë një të plagosur, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:40, në vendin e quajtur Melgushë, ku një motoçikletë është përplasur me një kamion që drejtohej nga shtetasi E.Z..

Si pasojë e përplasjes është plagosur 60-vjeçari Z.P. që drejtonte motoçikletën, teksa tashmë ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje shkuan policia dhe grupi hetimor për të mësuar detajet e plota të aksidentit.

Top Channel