Të drejta televizive, finale superkupash, ndeshje dhe zhvillim të futbollit.

Akordi mes Pekinit zyrtar dhe drejtuesve të futbollit italian do të përfshijë shumë bashkëpunime. Në një kohë kur stafeta e kombëtares kineze në pankinë ka kaluar nga një italian te një tjetër, në program këtë javë, janë takime për të drejtat ligjore dhe marketingun e serisë A dhe kupës, me platformat më të mëdha digjitale.

Shen Haixong, është vetëm një nga transmetuesit që ka ofruar një paketë të majme financiare për një audiencë thuajse 1.5 miliardë njerëz.

Do të luhen në Kinë përpara tifozëve vendas dhe në stadiume të mëdha, ndeshje zyrtare të kampionatit, të Superkupës dhe Kupës së Italisë.

Objektivi i qeverisë kineze është të fitojë të drejtën e organizimit të botërorit në 2026 ose në 2030 dhe partneriteti me një vend të rëndësishëm futbolli si Italia, shihet si faktor vendimtar nga Pekini, në optikën e lobingut dhe bindjes së skeptikëve.

Top Channel