Grumbullohet Kombëtarja, Duka mbështet vendimin e Panuçit për Strakoshën

18/03/2019 16:39

Nga sot fillon aventura e përfaqësueses kuqezi për Kampionatin Europian Euro 2020.

Grumbullimi i parë ka nisur me surprizën e përjashtimit të Tomas Strakoshës, portierit të Kombëtares. Sipas burimeve zyrtare trajneri Panuçi ka vendosur që të mos e pranojë më lojtarin e Lazios pasi ai është vonuar dhe ka humbur avionin.

Kjo është e disata herë që trajneri italian tregohet maksimalisht i rreptë kur vjen fjala tek Disiplina. Një vendim ky i mbështetur edhe nga presidenti i FSHF.

Në vend të Strakoshës, Panuçi ka grumbulluar portierin e Lacit, Gentian Selmanin.

 

Top Channel