Mësonjëtorja e Korçës ishte e para shkollë kombëtare e laike e gjuhës shqipe që u hap në 7 Mars 1887.

Ka nxënës e prindër që na rikujtojnë metodat e mëparshme të mësimit dhe ndryshimin që kanë pësuar ndër dekada.

“Gjyshja më ka thënë se i linin me një këmbë në fund të klasës, kur nuk bënin mësimet”, thotë një nxënëse.

“Më mirë ka qenë atëherë. Visheshim shumë thjeshtë dhe shikonim vetëm mësimin”, shprehet një grua.

Por, si e imagjinojnë nxënësit zhvillimin e mësimit 132 vjet më parë?

“Nuk kishin telefona dhe kompjutera”, thonë nxënësit.

Top Channel