Ndërkohë që deputetët e opozitës po mbajnë fjalime të shkurtra në mesin e turmës së mbledhur përpara Parlamentit, disa simpatizantë të flaktë të partive opozitare kanë hedhur tymuese dhe flakadanë, si për të ndezur atmosferën, duke përfituar edhe nga moti i ngrohtë dhe me diell.

Në fakt, Kuvendi i Republikës duket i rrethuar ditën e sotme nga militantët e opozitës të thirrur në protestë, por institucioni kryesor i demokracisë shqiptare është rrethuar me tela me gjemba dhe po ruhet nga kordonë të shumtë efektivësh policie.

Deputetë të të gjitha partive opozitare janë ngjitur me radhë në një platformë të vendosur në mes protestuesve, e kanë dorëzuar publikisht mandatet, duke thënë se ato tashmë i përkasin popullit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel