Policia e Vlorës bën me dije per ngjarjen e djeshme që mbeten te vrare dy persona dhe një i tretë mbeti i plagosur, janë gjetur më shume së 30 gëzhoja në vendngjarje .

Po ashtu sipas policisë se Vlorës personat që janë vrarë kanë pas konflikte të hershme që prej gjashtë vitesh. Ndërkohë që automjeti tip Mercedes-Benz që u gjet i djegur në fshatin Sherishte kanë qenë dy automatike të cilët kanë bërë qitje ndaj tre personave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Njëkohësit policia ka vërtetuar targat e automjetit të djegur dhe po sipas policisë targat rezultojnë të janë vjedh në qytetin e Fierit, po dhe makina që përdorën autorët rezulton e vjedhur.

Për vrasjen policia ka marrë në pyetje 15 persona dhe janë lënë të lirë serish.

Po ashtu personi i plagosur Armando Sulejmani me pseudonimin Çipuri është arrestuar sot ne ambientet e spitalit ku gjendet nën kujdesin e mjekëve, pasi është gjetur me armë pistolete dje kur i’u bë atentati. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel