“FA Cup”, City “studion” e më pas mposht rivalët modestë

17/02/2019 11:01

Manchester City preu biletën për në çerekfinalet e turneut “FA Cup”, pasi fitoi në fushën e Newportit me rezultatin 4-1.

Kampionëve të Anglisë iu deshën të prisnin 51 minuta për të shënuar në portën e Newport, një skuadër që luan në divizionin e katërt të kampionatit anglez.

Sanè kaloi në avantazh skuadrës së Guardiolës, ndërkohë që Foden dyfishoi shifrat.

Newport shkurtoi diferencën me Amond, por Manchester City shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Foden, i cili regjistroi një dygolësh në këtë sfidë, e në fund me Mahrez.

Në raundin tjetër u kualifikuan edhe Brightoni, që fitoi me Derby County 2-1; dhe Millwall, që mundi Wimbledonin 1-0.

Top Channel