9 efektivë dhe disa protestues përfunduan në qendrat spitalore të Tiranës, pasi u lënduan gjatë protestës së Kryeministrisë.

Sotir Ceka, shefi i Urgjencës pranë Spitalit Ushtarak, shprehet: “Janë paraqitur dy policë dhe një protestues. Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ata kanë marë dëmtime në kokë dhe në shpinë, mendohet të jenë goditur nga mjete të forta. Ndërsa pak më herët një protestues erdhi pranë spitalit tonë i dëmtuar në dorën e djathtë. Sapo u mjekua, u largua nga qendra shëndetësore”.

Numri i të dëmtuarve në këtë protestë ishte 19. Policët u goditën me sende të forta, ndërsa protestuesit patën probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës.

Top Channel