Orët e fundit kanë tronditur skuadrën e Interit. Mauro Icardi nuk është më kapiteni i skuadrës zikaltër.

Klubi milanez, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, ka konfirmuar gjithçka duke deklaruar në të njëjtën kohë se kapiteni i ri i skuadrës është portieri Samir Handanovic.

Drejtuesit e Interit e morën këtë vendim të bujshëm pas polemikave të shumta që kanë shpërthyer prej kohësh për shkak të mungesës së rinovimit të kontratës me sulmuesin argjentinas, për të cilin duket se po vazhdon periudha e errët e këtij sezoni.

Vendimi për heqjen e shiritit të kapitenit Icardit për t’ia dorëzuar Handanovicit erdhi pikërisht në prag të ndeshjes së Europa League që Interi do të luajë të enjten ndaj Rapidit të Vjenës.

Tani pritet reagimi i vetë Icardit, i cili u bë kapiten i skuadrës në sezonin 2015/2016 nga trajneri Roberto Mancini e sidomos bashkëshortes e agjentes së tij, Wanda Nara.

Top Channel