Ministrja e Shendëtësisë, Ogerta Manasterliu ka reaguar menjëherë për historinë e Lule Ulndreaj, transmetuar në emisionin “Dua të të bej të lumtur”.

Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë mbrojtje sociale per zonjën dhe vajzën e saj. Do të jene strukturat e këtij dikasteri që do të strehojnë, arsimojnë, ndërmjetësojnë për punësimin e gruas si dhe do të ndihmojnë këtë familje deri sa gruaja të jetë e aftë që të punojë dhe kujdeset për vajzën 7-vjeçare.

  E vetme dhe e pashpresë, gruaja i drejtohet programit për të gjetur një zgjidhje

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” falenderon Ministrinë e Shëndetësisë që mbështeti këtë kauzë dhe urojmë të jemi një ogur i mirë për nisjen e një jete të re për Lulen dhe vajzën e saj.

Top Channel