Me kë janë lidhur apo kë nuk kanë shumë qejf, “Ftesë në Pesë” zbulon sekretet e 5 vajzave të njohura

23/01/2019 19:18

Pasditen e sotme, Bieta Sulo mblodhi në studion e “Ftesë në Pesë”, pesë vajza të njohura të ekranit dhe të rrjeteve sociale, të cilat jo rastësisht quheshin të gjitha Sara.

Sara Gjordeni, Sara Mila, Sarah Berisha, Sara Berisha dhe Sara Mehmeti ishin të ftuarat e sotme, të cilat ndanë jo vetëm rrëfime interesante nga jeta personale, por u bënë pjesë të shumë lojërave interesante që u realizuan në studio.

Përpos sfidave të vogla, të lidhura disi me aftësitë e tyre në profesionet përkatëse, në pjesën e tretë Bieta i mblodhi të gjitha bashkë dhe i vuri përballë një loje, ku u thanë shumë të vërteta.

Vajzat u ngacmuan me pyetje për lidhjet e dashurisë, “sekretet” e rrjeteve sociale dhe situata nga më të ndryshme nga e përditshmja, duke u përgjigjur shumë shpejt me po ose jo.

Nuk munguan as shpjegimet e sinqerta, shoqëruar me pafund të qeshura e batuta nga të ftuarat.

Top Channel