Arta Dade ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, për të folur mbi jetën personale dhe përditshmërinë e saj.

Tashmë prej një viti e gjysmë larg politikës dhe vëmendjes mediatike, Dade na la të kuptonim se e sheh veten shumë të angazhuar në çështjet sociale, aq më tepër ato që kanë të bëjnë me gratë.

Sipas saj, flitet shumë pak për këto të fundit dhe shumë qytete të Shqipërisë kanë nevojë për pasqyrim të situatave me në qendër gratë dhe problemet ekonomike.

Ndër të tjera, ish-ministrja e jashtme, nuk ngurroi të fliste gjatë edhe për jetën personale e familjen, duke zbuluar marrëdhënien e ngushtë me prindërit, fëmijët e nipërit, pa lënë pa përmendur detaje edhe nga e përditshmja e saj.

Top Channel