Kryetarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me qendër në Sarajevë, Majlinda Bregu gjatë intervistës në ” Wake Up” tha se do nisë një tur vizitash në vendet e rajonit, ku e para do të jetë në Tiranë.

Duke u ndalur ne zhvillimet në Shqipëri, Bregu tha se kishte planifikuar takim me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, më pas me Gent Cakajn, por mesa duket do ketë takim me Edi Ramën, së fundmi i vetë propozuar si kryediplomat pas rrëzimit nga Presidenti të kandidaturës së Cakajt.

Top Channel