Fshatra të bllokuar, por edhe rrugë të qytetit të Peshkopisë që duhen pastruar. Kjo është situata e paraqitur nga Peshkopia, ku thuhet se puna për hapjen e tyre ka vijuar përgjatë të gjithë natës e po ashtu edhe në orët e mëngjesit të kësaj të marte.

Në Dibër raportohet një situatë më e qëndrueshme, megjithatë, ulja e temperaturave dhe erërat e forta mund të sjellin bllokime rrugësh si pasojë e ngricave.

Situata është më emergjente në fshatrat e njësive administrative të zonave të thella. Deri më tani, puna për hapjen e rrugëve është fokusuar në ato fshatra ku ka më shumë banorë. Pamjet e ardhura në redaksinë e Top Channel tregojnë mjetet borëpastruese dhe të kriposjes së rrugëve, që kanë punuar gjatë natës.

Në këtë zonë verilindore, rreth 20 për qind e fshatrave vijojnë të jenë të izoluara, përmendim këtu Selishtën, Luzninë, Lurën, Arrasin, Zallë Dardhës, disa fshatra të ish-komunës Melan, etj..

Top Channel