Roma e nisi vitin 2019 me një fitore të thellë 4-0 përballë Virtus Entellës në stadiumin “Olimpico”, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Patrick Schick ishte futbollisti që dërgoi sinjale më të mira te trajneri Di Francesco, duke shënuar dy gola sot, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Marcano e Pastore.

Me këtë fitore, Roma siguron kështu vazhdimin më tej të aventurës në Kupën e Italisë, ku në fazën çerekfinale do të përballet e me skuadrën e Fiorentinës.

Por pavarësisht fitores së bukur, në shkallët e stadiumit u dëgjuan shumë herë thirrje raciste, të adresuara kundër Napolit, por edhe kundër karabinierëve.

Top Channel