Këngëtarja e talentuar dhe njëkohësisht pjesëmarrëse në edicionin e kaluar të “The Voice Kids”, Vivian Biagioni, ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

Ajo foli për eksperiencën në një nga aktivitetet më prestigjoze muzikore në Itali, Sanremo Junior, ku konkuroi me një videoklip të sajin dhe ia doli të shkonte deri në finale.

Padyshim që zëri dhe talenti i 16-vjeçares është vlerësuar edhe në shumë kompeticione të tjera muzikore ku ajo ka marrë pjesë, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

E apasionuar pas muzikës, e sidomos pas rrymës pop rock, Vivian tregoi në studio emocionet e takimit me idhullin e saj, këngëtaren më famë ndëkombëtare Demi Lovato.

Ato ishin takuar në prapaskenën e një prej koncerteve të Demit në Zyrih, ku jo vetëm kishin shtrënguar duart, por edhe i kishin treguar dashurinë dhe mirënjohjen njëra- tjetrës.

Top Channel