Rikthimi i reshjeve dhe temperaturave të ulëta në fshatin Kuç të Vlorës ka detyruar shtabin e emergjencave civile të marrë masa për sistemimin e një nga familjeve më të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë.

Forcat e Armatosura kanë pajisur familjen me çadër ushtrie, ku do të sistemohet provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmit. Në terren prefekti, Flamur Mamaj, tha se situata po monitorohet hap pas hapi.

Sakaq, në terren kanë mbërritur edhe grupi i punës së Bashkisë Himarë, i cili po punon për evidentimin e dëmeve.

Problematike vijon të jetë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Top Channel