Lidia Lufi, vajza nga Shkodra ka spikatur me vokalin unik që në pjesëmarrjen e saj në “The Voice of Albania 6”, ku doli dhe finaliste.

Vitin e kaluar mori pjesë në festivalin e muzikës qytetare në Shkodër duke fituar çmimin e dytë me këngën “Vajza shkodrane”. Vetëm pak muaj më parë këngëtarja nga Shkodra realizoi këngën dhe videoklipin e saj të parë, të titulluar “Home” në gjuhën angleze e cila është bërë edhe pjesë e “Top Aëards.

20 vjeçarja së fundmi u ngjit për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, ku interpretoi këngën më titull “Rrëfehem” e cila zuri dhe vendin e dytë. Teksti i kësaj këngë është bërë nga vetë Lidia.

Top Channel