Forca e Sigurisë së Kosovës është zyrtarisht ushtria më e re në Ballkan dhe tanimë ka nisur procesi i transformimit të saj për të arritur nivelin e rajonit, me blerjen e artilerive.

Vlerësimet e buxhetit për 2020 dhe 2021 tregojnë se Ministria e FSK-së parashikon të shpenzoj deri në 16 mijë euro për t’u pajisur me armatim “M93 Hornet”.

Çfarë lloj armatimi është “M93 Hornet”?

Ky armatim tregon se ushtria e Kosovës do të ketë në dispozicion të saj mina anti-tank.

Sipas të dhënave nga “jcammo.com”, enciklopedi e armëve dhe municionit, thuhet se “M93 Hornet” janë prodhim amerikan, që kanë një peshë të përgjithshme prej 15.9 kg dhe komandohen me telekomandë deri në 2 kilometra.

Top Channel