Roma kaloi me shumë vështirësi pengesën Genoa pasi e mundi në Olimpico 3-2.

Skuadra e Prandellit mori dy herë avantazhin me Piatek e Hiljemark, por në të dyja rastet u arrit nga Roma që shënoi me Fazion e Kluivert, ndërkohë që Cristante vulosi fitoren për verdhekuqtë.

Fiorentina mundi Empolin me rezultatin 3-1 dhe ngjitet në kuotën e 22 pikëve. Kruniç i dha avantazhin Empolit, por skuadra e Piolit përmbysi gjithçka me gola të Mirallas në pjesën e parë dhe ata të Simeones e Dabo në të dytën.

Top Channel