Liderët opozitarë në Serbi janë zotuar për të vazhduar protestat në janar pas marshit të mijëra personave në Beograd qe kundërshtojnë qeverisjen e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Me në duar pankarta ku shkruhej “Deri kur do të vazhdojë Serbia të jetë e keqja”, tubuesit kërkuan dorëheqjen e Vuçiçit. Organizatorët, sipas radios Europa e Lirë, sqaruan se protesta e ardhshme do të mbahet në 16 janar, në përvjetorin e vdekjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic, vrasja e të cilit nxiti tensione në të dy vendet.

Ivanoviç u qëllua për vdekje para zyrës së tij në Mitrovicë. “Ne nuk do të ndalemi apo të heshtim”, tha lideri i Partisë majtiste Borko Stefanoviç, që ishte sulmuar muajin e kaluar në Kureshevc nga disa persona.

Ish ministri serb Vuk Jeremiç dhe kryetari i Komunës në Beograd, Dragan Djilas, ishin në krye të protestës më 15 dhjetor. Në një raport të fundit për Serbinë, Parlamenti Evropian ka thënë se vendi duhet të përmirësojë ndjeshëm “lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”.

Top Channel