Protesta para kryeministrisë nuk ka afat. Me kalimin e orëve studentët u reduktuan, por një pjesë e tyre do e kalojë sërish natën poshtë zyrës së Kryeministrit.

Banorë të ndryshëm ndihmuam me ushqime dhe batanije për të sfiduar të ftohtit studentët ndërsa vetë ata ndezën në mbrëmje një vatër zjarri për t’u ngrohur.

Në mini podiumin e ngritur u bë thirrje herë pas që protesta të zhvendoset para Parlamentit, por vendimi përfundimtar pritet të merret sot në koordinim edhe me protestuesit tek Ministria e Arsimit.

Përgjatë paradites policia qëndroi larg protestës ndërsa në mbrëmje u vendosën kordona para godinës së kryeministrisë.

Top Channel