Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja deklaroi se deri tani nuk është shkatërruar asnjë banesë, por vetëm magazina të vjetra në zonën e Laprakës.

“Fotot e publikuara nga shembja e banesave janë te zona e Laprakës. Janë shkatërruar magazina të vjetra, jo banesat e Astirit”, tha Balliu, duke shtuar se protesta e banorëve ka sprapsur deri tani qeverinë.

Gazetari Dyrnjaja i tha se projekti ishte i ARRSH-së dhe jo bashkisë, por deputeti demokrat këmbënguli se “Bashkia e Tiranës është ideator i projektit dhe korrupsioni nuk është vetëm te tenderimi fiktiv i tij”.

“Kjo qeveri nuk ka të ngopur. Kryeprokurorja duhet të nisë hetimet, por ajo është zëdhënëse e Malavitës, vetëm i mban ison qeverisë. Veliaj po bën shoë sepse është projekt i tij. I shkon në shtëpi banorëve fiktivë dhe i thotë rrini sa të doni”, u shpreh Balliu.

Deputeti shtoi: “Po i dhanë zgjidhje qytetarëve, ata ikin dhe lirojnë rrugën, por zgjidhja që ka dhënë qeveria është tallje. Të vijë Veliaj ose Rama që të bisedojnë e të gjejnë një zgjidhje”.

Kur u pyet pse opozita nuk ka zgjedhur rrugën institucionale për mbështetjen e banorëve, Balliu deklaroi se “zgjidhja institucionale vjen kur ke institucione, por ne kemi kryeprokurore që i mban ison qeverisë”.

Top Channel