Dy prej njerëzve më gjigantë në planet do të përballen në një prej ndeshjeve më të mëdha të arteve marciale.

Anglezi 2.08 metra i gjatë, Martin Ford, përgatitet të përballet me iranianin 180 kilësh, Saxhad Garibi.

Edhe pse asnjëri nga të dy nuk ka përvojë si profesionist në MMA, ndeshja do të mundësohet nga organizata polake, KSW.

Garibi, i quajtur edhe Hulku iranian, ka përvojë në mundje, një sport që është shumë popullor në Iran, por mbetet fillestar në MMA.

Ndërsa Ford, që është quajtur nga mediat si njeriu më i frikshëm në planet, vetëm për një nga vaktet e shumta që ha gjatë ditës, konsumon 20 të bardha vezësh, tre vezë të plota, 300 gram djathë, salcë soje dhe vaj ulliri.

KSW, e themeluar në vitin 2004, ka një reputacion për organizime të tilla që quhen “çmenduri” nga dashamirësit e MMA.

FOTO GALERI
1/13
Janë dy prej njerëzve më gjigantë në planet.

Top Channel