Izraeli duket se ka gjetur një marsh tjetër, pas paraqitjeve zhgënjyese të muajve të parë të drejtimit nga trajneri austriak, Andreas Herzog, i ardhur në muajin gusht të këtij viti në krye të pankinës së kombëtares hebreje.

Pas dy humbjeve të shtatorit, me Shqipërinë në “Elbasan Arena” për Ligën e Kombeve dhe Irlandën e Veriut në miqësore, që të dyja në transfertë, izraelitët do të riktheheshin te fitorja për tri ndeshje radhazi në shtëpi: fillimisht ndaj Skocisë, 2-1; më pas ndaj Shqipërisë, 2-0.

Tashmë ka ardhur edhe fitorja e tretë, këtë herë në miqësore ndaj Guatemalës, ndeshje të cilën e ka fituar me goleadë 7-0, me dygolësha të Dabbur e Saba, si dhe gola nga Zahavi, Taëatha dhe Sahar.

Impenjimi i radhës për Izraelin, që ndodhet në të njëjtin grup të Ligës së Kombeve me Shqipërinë, do të jetë me Skocinë, pasi kjo e fundit të ketë zhvilluar në fundjavë takimin me kuqezinjtë tanë në “Loro Boriçi”.

Top Channel