Policia e Durrësit, në kuadër të fushatës “Forca e Ligjit” ka përfunduar me sukses një operacion të koduar “Guns 18”, si pasojë e të cilit janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar armë e municione luftarake.

Në pranga kanë përfunduar 18-vjeçari Kevin Mburimi dhe 22-vjeçari Rei Hodo, që të dy banues në Durrës, pasi të hënën janë kapur në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar në zotërim të armëve e municioneve.

Ata u ndaluan në bordin e një mjeti tip Benz dhe, pas kontrollit të ushtruar, atyre iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatike, model 56 dhe me kalibër 7.62mm; një pistoletë “Bloë Mini”; dy krëhëra dhe 25 fishekë, sikurse edhe një përdorues grushti.

Ndalimi i tyre ka ardhur pas një hetimi dymujor, ndërsa materialet i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, për veprën penale të “trafikimit të armëve dhe municioneve”.

Top Channel