Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, edhe një herë tha se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur.

“Si mundesh me i thënë Kosovës e kemi një njohje nga Serbia por duhet me ia  dhënë do tokë”, tha ai.

Madje kryeministri tha se si kundër reagim për sjelljen e Serbisë kanë marr vendim 10 përqind taksë shtesë për çdo mall të Serbisë dhe Bosnjës.

“Austria është aleat i Kosovës, vet vizita e kancelarit e dëshmon këtë. Jemi të interesuar të arrihet një marrëveshje me Serbinë,  ajo nuk arrihet me ndarje. E përsëris. Këtë ia thash edhe kancelarit. Shkëmbimet, korrigjimet… janë mbulesë që Kosova me jep një pjesë të territorit në këmbim të njohjes”, tha ai.

“Nuk është një JO për liberalizim, është një skepticizëm për me e fut në agjendë në ketë etapë”, tha Haradinaj. Sipas tij një  pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mendojnë se çdo gjë e zgjidh tavolina e dialogut, po e vërteta është se Serbia ka qasje armiqësore. “Vendeve te tilla iu vendosen sanksione”, tha ai.

Haradinaj tha se kështu vepruan sot me vendosjen e masës për import për produktet e Serbisë dhe Bosnjës, raporton Kosova Press

Top Channel