Skandali i financimeve greke ka tronditur opinionin dhe politikën në Greqi. Opozita greke kërkon zgjerim hetimesh për sasinë dhe destinacionin e parave, ndërsa në vendin tonë nuk ka asnjë reagim.

Profesoresha e Shkencave Politike, Helena Kocaqi, e ftuar në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi në lidhje me financimet greke se “çdo shtet që i thotë vetes shtet duhet të reagojë” mbi këtë skandal, siç e quajti ajo.

“Heshtja e politikës shqiptare nuk më pëlqen aspak për një skandal të tillë. Të paktën duhet të kishim një deklaratë publike. Çdo shtet që i thotë vetes shtet duhet të reagojë. Ky është skandal, nuk është gjë e vogël. Ndërhyrja në media është diçka e madhe sepse media është super pushtet. Është një heshtje e pajustifikuar e Presidentit, qeverisë dhe opozitës”, deklaroi Kocaqi.

Ajo shtoi se edhe ministri i Jashtëm turk sot “kundërshtoi zgjerimin e Greqisë në detin tonë”, ndërsa vetë ne nuk kemi pasur reagim.

Top Channel